Alonso i jep fund karrierës si futbollist në fund të sezonit

Futboll

Alonso i jep fund karrierës si futbollist në fund të sezonit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:35
Ksabi Alonso

Mesfushori i Bajern Mynihut, Ksabi Alonso ka treguar se në fund të këtij sezoni ai do të “varë këpucët në gozhdë”.

Spanjolli që prej dy vitesh është pjesë e klubit bavarez, ku dhe ka fituar dy tituj të Bundesligës. Dhe siç bën të ditur gazeta gjermane “Bild”, Alonso së fundmi ka patur një takim me krerët e klubit për t’i bërë të ditur atyre edhe vendimin për tu tërhequr nga futbolli në fund të sezonit.

25-vjeçari karrierën e filloi te Real Sociedad, e më vonë u transferua në Angli te Liverpul në vitin 2007 për 10 milionë euro. Më pas ai kaloi përsëri në Spanjë te Reali i Madridit, ku fitoi titullin e La Liga-s, Ligën e Kampionëve, dy herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat