Prishtina do t'i vazhdojë përgatitjet në Turqi

Futboll

Prishtina do t'i vazhdojë përgatitjet në Turqi

Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:50
Stërvitjet e futbollistëve të Prishtinës

Skuadra e futbollit Prishtina është duke punuar me intensitet të lartë dy herë në ditë në Kastriot. Paradite në fushën ndihmëse të stadiumit “Agron Rama”, kurse pasdite në palestrën e Kastriotit.

Ndërsa, të dielën më 22 janar skuadra transferohet në Durrës ku do të qëndroj tetë ditë deri më 30 janar.

Kurse, pas qëndrimit të shkurtër në Prishtinë, bardhekaltrit udhëtojnë sërish jashtë vendit. Më 3 shkurt, skuadra udhëton në Antali të Turqisë ku do të qëndroj për tetë ditë deri më 11 shkurt në hotelin e njohur, “Topkapi Palace”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat