Ja sa do të shpërblehet fituesi i çmimit ‘Ali Shala’

Futboll

Ja sa do të shpërblehet fituesi i çmimit ‘Ali Shala’

Më: 18 janar 2017 Në ora: 15:08
Pamje nga konferenca

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës të mërkurën mbajti konferencë për medie me ç’ rast njoftuan për detajet rreth organizimit të dy aktiviteteve kryesore të Shoqatës, turneun “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala”.

Kryetari Arlind Grantolli ndër të tjera tha që këto aktivitete kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë, sidomos për komunitetin e gazetarëve që nderon veprën e këtyre dy figurave të shquara të gazetarisë sportive në vend. “Me 20 Janar do të fillojmë me homazhe te varrezat e të ndjerëve, Burim Hatipit dhe Ali Shalës. Krahas anëtarëve të SHGSK-së do të marrin pjesë anëtarë nga klubi FC Prishtina, familjarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Sportit. Më pas nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, fillon turneu “Burim Hatipi” ku marrin pjesë 6 skuadra, gazetarët sportivë më dy ekipe, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe dy ekipe nga Universiteti i Prishtinës, përkatësisht Fakulteti i Gazetarisë dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.”

Ndërkaq në sekretari i SHGSK-së, Arlind Sadiku foli rreth çmimit për gazetarinë sportive “Ali Shala”.

“Në bazë të memorandumit që kemi nënshkruar me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, tash e tutje vetëm Shoqata zgjedh gazetarin sportiv të vitit. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme për ne. Neve na gëzon fakti që konkurrenca këtë vit është edhe më e fortë me gazetarë që vijnë prej mediumeve të ndryshme televizive, të shkruara dhe radio. Ai që fiton këtë çmim për herë të parë do të shpërblehet me 500 euro”, deklaroi Sadiku.

Komisioni për zgjedhjen e gazetarit të vitit përbëhet nga 5 anëtarë, dy profesorët e UP-së, Muhamet Jahiri dhe Alban Zeneli, dhe tre gazetarë, Arbër Avdyli, Bekim Aliu dhe Leonard Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat