Gjeraj: Jemi në presion

Futboll

Gjeraj: Jemi në presion

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:35
Robert Gjeraj

Stinori pranveror do të jetë i nxehtë në dy aspekte në elitën e futbollit: në luftë për titullin e kampionit dhe për mbijetesë! Skuadra me renome Liria nga Prizreni nuk është e qetë, pasi që janë në vend të shtatë me 20 pikë të mbledhura dhe nuk është larg me pikë nga skuadrat e pjesës së poshtme. Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj,  deklaroi se po stërviten me përkushtim që të arrijnë formën sa më të mirë.

“Bota sot”: Liria rikthehet në stërvitje në stadiumin 'Përparim Thaçi', a paraqet vështirësi bora dhe të ftohti?

Robert Gjeraj: Pas një periudhe 8-ditëshe nëpër salla, mendoj se është koha ideale për stadiume. Megjithatë, bora pak a shumë na mundëson që të përgatitemi sa më mirë për nga ana fizike, sepse në të kaluarën e kemi kërkuar borën nëpër male për të stërvitur, tani e kemi në stadium. Mendoj se kjo fazë është shumë e vështirë, mirëpo pa i kaluar këto faza atëherë nuk ka futboll. Kështu që duhet të përgatitemi sa më mirë, sepse na pret punë e madhe në pranverë.

“Bota sot”: Liria nuk është në pozitë edhe aq të mirë, a është në presion?

Robert Gjeraj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat