Van Gaal mohon pensionimin nga futbolli

Futboll

Van Gaal mohon pensionimin nga futbolli

Më: 18 janar 2017 Në ora: 19:50
Van Gaal

Trajneri holandez ka hedhur poshtë raportimet që i ka dhënë fund karrierës.

Vetëm një ditë më parë është raportuar se Louis Van Gaal është tërhequr nga futbolli, duke i dhënë fund karrierës si trajner.

Por sot holandezi ka përgënjeshtruar këto lajme dhe ka thënë se nga viti 2018 do të kthehet të marrë sërish drejtimin e ndonjë skuadre, transmeton KosovaPress.

“Jo, jo, jo. Nuk jam pensionuar”, është përgjigjur Van Gaal rreth së ardhmes së tij.

“Vetëm ka vendosur që të marr një vit pushim dhe pas kësaj do të vendosi për të ardhmen. Varet nga ofertat që do të më vijnë dhe do të pres deri në korrikun e vitit 2018”.

“Kam mundur të kthehem në Spanjë. Valencia më ka ofruar postin e trajnerit para një muaji por i kam thënë jo”.

Van Gaal së fundmi ka drejtuar Manchester Unitedin në Angli, para se të shkarkohej në përfundim të stinorit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat