Befason Cesena, eliminon Sassuolon nga Kupa

Futboll

Befason Cesena, eliminon Sassuolon nga Kupa

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:51
Cesena

Cesena siguroi një kualifikim të pabesueshëm në cerekfinale të Kupës së Italisë, pasi fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Sassuolos. Skuadra që drejtohet  nga Eusebio di Francesco, shpërdoroi avantazhin e arritur që në pjesën e parë, duke pësuar dy gola brenda 3 minutave lojë kur sfida po i drejtohej fundit.

Në fakt takimi u zhbllokua që në minutën e katërt, teksa vendasit finalizuan një skemë nga goditja e këndit, të ndihmuar pak edhe nga fati, pasi Pellegrini ndoqi aksionin dhe shtyu drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri.

Më këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim në dhomat e zhveshjes, por Cesena me ndërrimet e kryera e ktheu lojën në favorin e saj, e ndihmuar edhe nga vendimi i nxituar i kryesor, që sinjalizoi për 11 metërsh në minutën e 81. Nga pika e bardhë ekzekutoi saktësisht Ciano.

Vetëm pak minuta më pas, një kundësulm vrastar i Cesenës u përmbyll me golin e Laribit, që vlejti kualifikimin.

Në cerekfinale Cesena do të përballet me fituesin e ciftit Roma – Sampdoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat