Nderim Nexhipi, larg Korabit

Futboll

Nderim Nexhipi, larg Korabit

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:51
Nderim Nexhipi

Nderim Nexhipi largohet nga Korabi. Edhe pse ende nuk është zyrtar, divorci i 32-vjecarit me debutuesit në Superiore duket i pashmangshëm. Ish-futbollisti i Partizanit dhe Flamurtarit, nuk ka qenë i pranishëm në miqësoren e zhvilluar me Erzenin, bashkë me disa lojtarë të tjerë të ekipit,  në shenjë reagimi për situatën që po kalon klubi lindor.

Vetëm plotësimi i disa kushteve për vijim normal të pjesës së dytë të sezonit mund ta deryrojë Nexhipin të bëjë prapakthehu. Gjithsesi duke parë problematikat e shumta që po kalon Korabi, sidomos në aspektin financiar,  vështirë se mesfushori do të jetë nën urdhrat e Gerd Haxhiut për pjesën e mbetur të sezonit.

Nexhipi gjatë dy fazave të parë është aktivizuar në 16 ndeshje, teksa ka shënuar një gol në fitoren 2-3 në transfertë me Teutën.

Te korabi merkatoja e dimrit fatkeqësisht ka qenë vetëm në dalje, pasi janë larguar zyrtarisht Plaku, Adelaja, Zguro e Dukic, ndërkohë që shumë futbollistë të tjerë janë pranë divorcit për shkak të mungesës së financave. Nëse situata vijon të përkeqësohet atëherë shanset e Korabit për të mbijetuar në Superiore do të jenë minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat