City përgatit ofertë për Oblak

Futboll

City përgatit ofertë për Oblak

Më: 18 janar 2017 Në ora: 21:54
Jan Oblak

Jan Oblak ka përfunduar në radarët e Manchester Cityt.

I pakënaqur me paraqitjet e Claudio Bravos, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka nisur të mendojë për një portier tjetër.

Ndonëse gjatë verës nga skuadra u largua Joe Hart dhe në vend të tij erdhi Bravo nga Barcelona, ky i fundit nuk ka bindur aspak në portën e Citizens.

Tani klubi anglez ka hedhur sytë te slloveni Jan Oblak i cili po shkëlqen me fanellën e Atletico Madridit.

Problemi qëndron te klauzola prej 100 milionë eurosh që klubi spanjoll i ka vënë Oblakut, por siç shkruajnë mediat angleze City do të tentojë të hyjë në bisedime për ta marrë reprezentuesin slloven për një çmim më të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat