Memushaj: Suksesi me Sassuolon ndryshon kampionatin tonë

Futboll

Memushaj: Suksesi me Sassuolon ndryshon kampionatin tonë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 22:54
Memushaj

Ledian Memushaj beson ende te mbijetese e Pescarës në Serinë A, edhe pse renditja në fund të klasifikimit me vetëm 9 pikë, nuk të lejon të jesh shumë optimist. Kapiteni i ekipit abrucez, duke folur për përballjen e të dielës me Sassuolos, kembënguli se nuk mund të ketë më justifikime për rezultatet e dobëta sidomos në stadiumin “Adriatico”.

“Të dielën kemi një ndeshje të cilën duhet ta fitojmë me cdo kusht. Janë shumë gjëra që nuk kanë qenë në favorin tonë. S’më pëlqen të justifikohem e të them që s’kemi patur fat, por sigurisht edhe fati na ka munguar. Na janë dëmtuar shumë lojtarë, por ky nuk mund të jetë një justifikim. Sigurisht nëse e krahasojmë me ecurinë e sezonit të kaluar, dicka nuk ka shkuar mirë. Duhet të rrgullojmë gjithcka, edhe drejtuesit po bëjnë punën e tyre me blerjet. Ne duam dhe besojmë se mund të shpëtojmë nga rënia.”

29-vjecari tekson se një fitore e mundshme në shtëpi ne Sassuolon mund të shënojë kthesën e madhe për Pescarën në garën për mbijetesë.

“Unë ndihem mirë, por ndoshta edhe paraqitja e lojtarëve të vecantë nuk ka qenë ajo e duhura për shkak të rezultateve. Nëse do të kishim disa pikë më shumë, do të flisnim ndryshe. Klasifikimi e tregon qartë: duhet të flasin në fushë qw nga kjo e dielë. Aquilani kundërshtar? Ne do të kemi përballë Sassuolon dhe nuk shohim se kush luan te kjo skuadër. Kur rezultatet nuk vijnë ata që kritikohen të parët janë futbollistët me cilësi dhe eksperiencë, kështu që edhe Aquilani pagoi për rezulatet e dobëta. Te kjo skuadër më pëqen fakti se të gjithë, lojtarët, stafi dhe drejtuesit besojnë tek objektivi. Ne nuk duhet të shohim renditjen por të fokusohemi te ndeshja e të dielës, sepse një fitore mund të ndryshojë kampionatin tonë.”

Në hubjen 3-1 në fushën e Napolit, Pescara shkurtoi diferecnën në kohën shtesë me një 11-metërsh të ekzekutuar nga Caprari. Memushaj shpjegon se i kishte kërkuar vetë trajnerit Massimo Oddo që ta gjuante dikush tjetër.

“Trajneri më kërkoi se cfarë kisha ndërmend të bëja dhe unë i thashë se nëse e merr përsipër dikush tjetër goditjen e penalltisë, atëherë le ta gjuajë ai. Nëse, jo atëherë e bëj unë. E rëndësishme është që topi të shkojë në rrjetë. Për mua nuk ka asnjë ndryshim nëse shënoj apo gaboj dy penallti më shumë, e rëndësishme është mbijetesa e skuadrës.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat