Zidane merr përgjegjësinë për humbjen kundër Celtas

Futboll

Zidane merr përgjegjësinë për humbjen kundër Celtas

Më: 19 janar 2017 Në ora: 08:20
Zinedine Zidane

Real Madrid ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kupës së Spanjës kundër Celta Vigos me rezultat 2-1.

Trajneri i skuadrës madrilene ka pohuar se humbja ndaj Sevilla ka ndikuar keq te lojtarët.

“Ndoshta na është dashur kjo humbje. Humbja ndaj Sevillas ka ndikuar keq te lojtarët. Por, ne duhet të mbetemi të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

Francezi ka marr përgjegjësinë për humbjen duke thënë se duhet të vazhdojmë të punojmë për të dalur prej kësaj krize.

“Jam përgjegjës dhe më duhet të gjej zgjedhje. Nuk ka justifikime, ne jemi Real Madrid dhe duhet të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të mendojmë për lojën tonë të ardhshme”, përfundoi francezi.

Kujtojmë se takimi i ardhshëm mes këtyre dy ekipeve zhvillohet javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat