Real Madridi me ofertë për Mullerin

Futboll

Real Madridi me ofertë për Mullerin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 09:24
Thomas Muller

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke qëndruar afër me situatën e Thomas Muller te Bayern Munichu.

Sulmuesi 27 vjeçar nuk është duke kaluar sezon të mirë me fanellën e Bayern Munich.

Disa klube janë vënë pas gjermanit, ndërsa agrës për të i prijnë Manchester United dhe Chelsea.

Sipas Don Balon edhe Real janë futur në garë, ku Florentino Perez është duke bërë plane që ta sjell në verë te Real Madridi.

Flitet se Florentino do të bëj ofertë prej 75 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat