Hyka ushtron i vetëm larg klubit të tij, por jo gjithçka është zyrtare për në MLS

Futboll

Hyka ushtron i vetëm larg klubit të tij, por jo gjithçka është zyrtare për në MLS

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 janar 2017 Në ora: 10:40
Futbollisti i majtë, Jahmir Hyka

Futbollisti i majtë, Jahmir Hyka, është përpara largimit nga FC Luzern. Bile ai as nuk ka udhëtuar në kampin e stërvitjeve të klubit në Estepona, shkruan “Luzerner Zeitung”. Pyetja që shqetëson është: do transferohet ai në SHBA tani ose pas mbarimit të sezonës?
28 vjeçari shqiptar është i adhuruari nga publiku zviceran. Ai stërvitet vetë në stadionin Luzerner Allmend, kur gjithë kolegët e tij të klubit kanë udhëtuar për në qytetin jugor spanjoll. Ai shpreson që sa më shpejt të bëhet transferimi i tij nga FCL në San Jose Earthquakes, përcjell botasot.info.

Jahmir Hyka ka premtuar një intervistë gjatë kohës kur çdo gjë do jetë zyrtare, megjithatë gazeta zvicerane ka mundur të bisedojë shkurt me të.

“Nuk është gjithshka e përfunduar, por ka shkuar me hapa të shpejtë. Klubet duhet të pajtohen për një transferim prej në pushimin dimëror.”

Dy klubet duhet të gjejnë dakordimin për shumën e transferimit. Shefi sportiv në Luzern, Remo Gaugler, thekson se akoma asgjë s’është mbi tavolinë.

“Nuk kam marrë akoma një ofertë nga MLS dhe klubi San Jose. Gjithshka duhet të nisë nga MLS - dhe ata nuk dijnë akoma asgjë.”

Mbase amerikanët shfrytëzojnë kohën për të marrë ndonjë ofertë më të favorshme.

Lojtari i Kombëtares besohet se në SHBA do fitojë 500.000 dollarë në vit, gjithmonë nëse bëhet e mundshme transferimi. Kontrata e tij me klubin amerikan duhet të nënshkruhet sëpaku deri në fund 2019.

San Jose nuk është kualifikuar në Play-off dhe kjo e ka shtyrë të blejë lojtarë të ri.

Sezoni i ri amerikan fillon 4 mars që të jep të mendosh se nuk ka shumë kohë.

A do jetë Jahmir Hyka lojtari i dytë i ligës amerikane MLS, pas Shkëlzen Gashit, kjo mbetet të shihet zyrtarisht në ditët vijuese./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat