Kelmendi përforcon Flamurtarin

Futboll

Kelmendi përforcon Flamurtarin

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:32

Agim Hasani, drejtor sportiv i kampionit vjeshtor Flamurtarit nga Prishtina, bëri të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë përforcuar me sulmuesin e krahut Shqipërim Kelmendin nga FC Hajvalia. “Kemi arritur marrëveshje me Kelmendin, që është shumë i rëndësishëm. Jemi duke punuar pandërprerë dhe stërvitjet shkojnë mjaft mirë, me qëllim që të jemi sa më të përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit. Në fillim të muajit shkurt kemi bërë plan të shkojmë në Shqipëri për fazën e dytë. Atmosfera në klub shumë e mirë”, tha Hasani. Flamurtari është në vend të parë me 33 pikë, tri më shumë se Vëllaznimi në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat