Milani kërkon Gabbiadinin

Futboll

Milani kërkon Gabbiadinin

Më: 19 janar 2017 Në ora: 16:40
Manolo Gabbiadini

Sipas medieve italiane, Milani dëshiron sulmuesin e Napolit, Manolo Gabbiadini, por do t’ju duhet të presin deri në verë.

Sulmuesi italian është tepricë e futbollistëve në San Paolo, dhe ka qenë subjekt i interesimit nga skuadrat angleze, West Bromwich Albion, Southampton dhe ajo gjermane, Wolfsburg.

Ndërsa, tani Radio KDF raporton se edhe Rossonerët janë të interesuar për shërbimet e tij dhe kanë bërë kontakt me agjentin e tij.

Megjithatë, ‘Diavolo’ duhet të qëndrojnë pa investime edhe në këtë afat kalimtar për shkak që ende nuk ka përfunduar ndërrimi i pronësisë nga Silvio Berlusconi tek Sino-Europe Sports.

Prandaj, transferimi do të duhet të presë deri në verë, nëse Napoli do të kishte lejuar që Gabbiadinin ta lënë fillimisht në një marrëveshje huazimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat