Predescu: Dua titullin me Skënderbeun

Futboll

Predescu: Dua titullin me Skënderbeun

Më: 19 janar 2017 Në ora: 17:05
Cornel Predescu

Është Cornel Predescu përforcimi i parë zyrtar i 2017 te Skënderbeu, mesfushori 29-vjecar nga Rumania është vënë nën urdhërat e Ilir Dajës pritet të japë një ndihmesë të madhe në gjetjen e balancave në skuadër si një element me eksperiencë dhe kualitet. Ka luajtur me skuadra të rëndësishme si Dinamo e Bukureshtit apo Arios Limasol megjithatë Predescu është i vetëdijshëm se vjen në një tjetër skuadër të madhe ndërsa flet fjalët e para si futbollist i Skënderbeut në mikrofonin e Supersport.

“Jam shumë i lumtur për këtë mundësi të re. Do të doja të ndihmojë klubin dhe skuadrën që të arrijë synimin në kampionat. Jam shumë i lumtur pasi vij në klubin më të mirë në Shqipëri, shpresoj të provoj vlerat e mia këtu, në një kampionat të ri dhe të ndihmoj skuadrën”.

Predescu është një mesfushor me tipare sulmuese, i aftë të bëjë fantazistin dhe regjisorin, për vetë karakteristikat që ka krahasohet me një futbollist që bëri epokë te Skënderbeu, ish-kapitenin Bledi Shkëmbi me tifozët që shpresojnë të kenë gjetur një futbollist me cilësitë e tij, plot energji fantazi e cilësi, me rumunin që ndihet i lumtur për krahasimin me Shkëmbin.

“Kam dëgjuar shumë për të dhe e di që ai është shumë i respektuar këtu në Shqipëri. Lus Zotin që edhe unë të arrij të bëj ato që ka bërë ai për këtë klub, dhe jam shumë i lumtur që unë vij si pasues i tij”.

Skënderbeut i duhet të ndjekë për të përmbushur misionin, Predescku mund të jetë i mbërrituri i fundit por si gjithë të tjerët beson te objektivi titull.

“Sigurisht, për këtë erdha. Besoj se ky është klubi më i mirë në Shqipëri, e di që cdo vit fitojnë kampionatin. Ndaj erdha, të ndihmoj dhe sigurisht që besoj se në fund do jemi ne kampionët. Sigurisht që cdo gjë bëhet hap pas hapi por me shumë punë dhe shumë ambicie do jemi aty, në majë”.

Në fund edhe premtimi për Ujqërit, tifozët korcarë.

“Premtoj se do të bëj më të mirën për të ndihmuar skuadrën që t’i bëj tifozët të lumtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat