Messi, drejt PSG apo Interit?!

Futboll

Messi, drejt PSG apo Interit?!

Më: 19 janar 2017 Në ora: 19:55
Messi

Zërat për pakënaqësitë e Messit te Barcelona bëjnë të shpresojë sërish Psg. Prej kohësh emiri nga Katari ëndërron yllin argjentinas por për të përditëshmen franceze L’Equipe, parizienëve ju duhet të bëjnë llogaritë me konkurencën e Interit. Natyrisht që bëhet fjalë për hipoteza të merkatos që duhet thënë se mbeten ende larg realitetit.

Dyshimet me të ardhmen e pesë herë fituesit të Topit të Artë ngrejnë gjithsesi skenarë të rinj, edhe pse sic kujton e përditëshmja franceze në 2014 Psg arriti të realizonte kontaktet e para me të atin e Messit, por pastaj argjentinasi zgjodhi për rinovimin faraonin të kontratës prej 35 milionë eurosh në vit deri në 2018.

Një vit e gjysmë nga përfundimi i saj, në moshën 29 vjecare yllit të Barcelonës nuk i mungojnë ofertat pasi edhe Manchester City sipas mediave angleze është gati të paguajë klauzolën e plotë prej 250 milionë eurosh, ashtu si edhe Psg ndërkohë që edhe Interi konsiderohet si një blerës i mundshëm pasi me kalimin nën pronësinë e kinezëve do të jetë më i fortë ekonomikisht. Problemi për zikaltërit është se Seria A nuk i garanton Messit të njëjtin nivel si La Liga apo Premier League dhe për të patur qoftë edhe një shpresë të vakët Interi duhet të kualifikohet më parë në Champions League.

Gjithsesi ai që qetëson tifozët e Barcelonës nga të gjitha këto spekulimke është i ati i Messit , njëkohësisht edhe menaxheri i tij, “Nuk ka asnjë rrezik që Messi të largohet nga Barcelona, – deklaroi Jorge Messi për radion spanjolle Cadena Ser.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat