Depay në Francë, afër marrëveshjes me gjigantin e Ligue 1

Futboll

Depay në Francë, afër marrëveshjes me gjigantin e Ligue 1

Më: 19 janar 2017 Në ora: 20:36
Memphis Depay

Memphis Depay ka mbërritur në Francë për të mbyllur marrëveshjen me Lyonin.

Holandezi është pranë lamtumirës me Manchester United dhe në ditët në vazhdim pritet të zyrtarizohet si futbollist i Lyonit.

Vetë klubi francez përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se Depay ka mbërritur në Lyon dhe se marrëveshja është duke shkuar drejt finalizimit.

“Memphis Depay ka ardhur në Lyon për të diskutuar kushtet për kontratën e tij me OL, i përcjellur nga agjentët e tij që do të mbërrijnë gjatë ditës së enjte”.

Manchester United pritet të përfitojë rreth 15 milionë funte nga ky transferim, që me bonuse pritet të arrijë shumën totale të 21 milionë funteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat