Zyrtare: Skuadra e Donnarummas për sezonin e ri

Futboll

Zyrtare: Skuadra e Donnarummas për sezonin e ri

Më: 20 janar 2017 Në ora: 00:09
Gigi Donnarumma

Gigi Donnarumma do të mbetet te skuadra e Milanit.

Vetë gardiani italian e ka konfirmuar lajmin, duke u shprehur shumë i lumtur në “San Siro”.

“Unë jam krenar që luaj për Milanin dhe do të mbetem këtu sa më gjatë që mundem. Ne veshim një fanellë të madhe, të cilën do të mundohemi ta nderojmë”, deklaroi Donnarumma.

“Dua të falënderoj familjen që ka qenë gjithmonë pranë meje, duke më mbështetur. Falënderoj edhe të dashurën”, shtoi ai.

Kjo është një goditje e madhe për Real Madridin, Manchester Unitedin e Juventusin, që interesoheshin për Donnarumman. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat