Payet shprehu dëshirën për të luajtur me Arsenalin, Wenger shokon me deklaratën e tij

Futboll

Payet shprehu dëshirën për të luajtur me Arsenalin, Wenger shokon me deklaratën e tij

Më: 20 janar 2017 Në ora: 00:29
Dimitri Payet

Dimitri Payet është gjithnjë e më pranë largimit nga West Ham, ku klubi dhe lojtari kanë rënë dakord për diçka të tillë.

Ndonëse në verë të gjithë klubet e dëshironin duket se kohët e fundit ka rënë interesi për të pasi klubet duan edhe ta marrin sa më lirë duke parë që lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Disa ditë më parë ai shprehej se dëshironte që të luante për Arsenalin, por Arsen Wenger e ka bërë të qartë se ai nuk është në planet e tij.

“Nuk më duhet Payet pasi ne kemi shumë lojtarë kreativ. E vlerësoi atë, sigurisht por, nuk është në planet tona”, u shpreh tekniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat