Santon në La Liga

Futboll

Santon në La Liga

Më: 20 janar 2017 Në ora: 09:54
Davide Santon

Mbrojtësi italian, Davide Santon ka humbur vendin e titullarit te Inter.

Kësisoj italiani po mendon largimin nga ‘Giuzeppe Meazza’, për tu transferuar në një skuadër ku luan rregullisht.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin spanjoll La Liga.

Është skuadra katalunase, Espanyol që po kërkon transferimin e ish-anëtarit të Newcastle United.

Santon ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2018, mirëpo klubi italian është i gatshëm ta shesë atë.

26-vjeçari mund të largohet nga klubi për një shifër modeste prej 3,5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat