Përforcime të mëdha për Shkëndijen

Futboll

Përforcime të mëdha për Shkëndijen

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:18
Dino Megjedoviç e Jure Çollak

Mesfushori me tipare sulmuese Dino Megjedoviç dhe mbrojtësi qendror Jure Çollak janë dy përforcimet e para të Shkëndijës në këtë afat kalimtar. Shkëndija ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me dy futbollistë, të cilët prej sot edhe zyrtarisht janë pjesë e skuadrës ‘kuqezi’. Mesfushori me tipare sulmuese Dino Megjedoviç dhe mbrojtësi qendror Jure Çollak kanë firmosur kontrata 18 mujore, ndërsa pas prezantimit me fanellën e Shkëndijës menjëherë i janë bashkuar skuadrës në seancat stërvitore. 27 vjeçari boshnjak Megjedoviç ka pasaportë austriake dhe jeton në Linz, ndërsa në Shkëndijë vjen nga Paderborni i Gjermanisë. Luan si mesfushorë ofensivë, ndërsa përshtatet edhe si sulmues krahu dhe sulmues qendre. Ndërkohë Çollak është gjithashtu 27-të vjeçar me nënshtetësi të dyfishtë (gjermane dhe kroate), si i ri ka qenë pjesë e disa ekipeve të mëdha gjermane, ka regjistruar 15-të paraqitje për përfaqësuesen U 19 të Kroacisë, ndërsa në Shkëndijë vjen nga FC 08 Hamburg i Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat