Abdurahimi largohet nga Lokereni, Shkëndija opsioni i ri?

Futboll

Abdurahimi largohet nga Lokereni, Shkëndija opsioni i ri?

Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:13
Besart Abdurahimi

Besart Abdurahimi i cili një kohë të gjatë ishte edhe anëtarë i reprezentacionit të Maqedonisë, me shumë gjasa do të mbetet futbollsit i lirë. Tetovari 26 vjeçar, pritet ta ndërpret kontratën me skuadrën belge Lokeren dhe si futbollist i lirë do të kërkojë skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij.

Besart Abdurahimi sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës japoneze Osaka, ku luajti si huazim pikërisht nga ekipi belg Lokeren, ndërsa më hëret ai po në formë huazimi luajti edhe për Astanën e Kazakistanit.

Edhe më herët është përfolur për një kalim të mundshëm të Besart Abdurahimit te Shkëndija e Tetovës, por tani kur trajner është kroati me shtetësi gjermane Tomas Brdariç mundë që të krtë ndonjë lëvizje më konkrete në relacionin Shkëndija-Abdurahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat