Hajvalia mbetet pa njeriun kryesor

Futboll

Hajvalia mbetet pa njeriun kryesor

Nga: K.Goca Më: 20 janar 2017 Në ora: 12:18
KF Hajvalia

Skuadra e futbollit Hajvalia është në krizë e cila renditet në vend të fundit me vetëm 7 pikë të mbledhura në elitën e futbollit. “Klubi Hajvalia mbetet edhe pa njeriun kryesor, bashkëpronarin z. Ragip Murati i cili për arsyet e tija personale dhe angazhimeve në bizneset e tij në shtetin ku edhe jeton në Zvicër ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e klubit. Klubi i futbollit Hajvalia, kryesia e klubit, tifozët ‘Arushat’ dhe gjithë futbolldashësit nuk e kane pritur aspak mirë këtë lajm për dorëheqjen e bashkëpronarit z. Ragip Murati i cili qe nga themelimi i klubit me investimet dhe punën e tij arriti që KF Hajvalia (femrat) të jetë pjesë e Superligës së Kosovës, me kontributin dhe investimet e tij ka arritur të jetë klubi i parë që mori pjesë në Champions League. Z. Ragip Murati duke vlerësuar punën e bërë dhe rezultatet pozitive klubi jonë dhe gjithë qytetarët e Hajvalisë do të falënderojmë dhe do të jem mirënjohës për gjithë këtë punë, investim që bëre për rinin tonë rininë e Kosovës të cilët u angazhuan në sport dhe morën rrugën e drejt duke u larguar nga rrugët që do të çonin në rrugë të gabuara të rinisë sonë”, bëhet e ditur nga Hajvalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat