Manchester City nënshkruan me një djalosh 13-vjeçar

Futboll

Manchester City nënshkruan me një djalosh 13-vjeçar

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:37
Stadiumi Manchester Cityt

Manchester City ka nënshkruar me një djalosh 13-vjeçar për 200.000 euro, një shumë që mund të rritet në gati 300.000 euro, në varësi të suksesit të tij të ardhshëm. Blerja e re e “qytetarëve”, i quajtur Finley Burns, deri më tani ka luajtur për U-16 të Southend United. Futbollisti i ri kishte disa oferta nga Liverpool, Arsenal dhe Chelsea, por ka vendosur më në fund të bashkohet me akademinë e Manchester City, ku janë duke shijuar sukses një numër talentesh. Trajneri Pep Guardiola është një tifoz i madh i të rinjve, madje ishte një nga arsyet që ndikoi në zgjedhjen e familjes së 13-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat