Spanje: Pas “gjëndjes gripale” me dy humbje radhazi, Real Madridi kërkon “shërim” me fitoren ndaj Malaga

Futboll

Spanje: Pas “gjëndjes gripale” me dy humbje radhazi, Real Madridi kërkon “shërim” me fitoren ndaj Malaga

Më: 20 janar 2017 Në ora: 13:50
Zinedine Zidane

Gjendje gripale per Real Madrid ? Pas 40 ndeshjeve pa pesuar humbje, ekipi i Zinedine Zidane ka ndjere te ftohte pas dy humbje radhazi. Por, kryesuesi i kampionatit te Spanjes ka rastin te shtunen qe te gjeje sherim e te mbroje titullin honorifik te kampionit te dimrit.

Nje fitore ndaj Malages te shtunen pasdite (ora 16.15) per javen e 19-te te kampionatit, do te jete sherimi i vetem per Real.

Pas rekordit te ri spanjoll, Zidane dhe djemte e tij pesuan dy humbje radhazi, nga Sevilja (2-1) te dielen ne Liga dhe me pas te merkuren ndaj Celta Vigo ne cerekfinalet vajtje te Kupes se Mbretit (2-1).

“Eshte nje periudhe e veshtire per ne, por qe do ta kalojme”, eshte shprehur me optimizem Zidane, duke kembengulur se do te gjenden “zgjidhjet” e duhura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat