Chichariton e duan në Amerikë

Futboll

Chichariton e duan në Amerikë

Më: 20 janar 2017 Në ora: 17:56
Javier Hernandez

Javier Hernandez është duke menduar largimin nga Bayer Leverkusen.

Sulmuesi meksikan, ka kaluar nëpër një formë fantastike me Bayer Leverkusenin në Bundesliga.

Por së fundmi ai ka marrë një ofertë të mirë financiare nga gjiganti amerikan, Los Angeles Galaxy.

Galaxy i ka ofruar kontratë katër vjeçare me shtatë milionë euro pagë vjetore meksikanit.

Ndërkohë Leverkusen ka në tavolinë një ofertë prej 30 milionë eurove për yllin e tyre.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e ish-anëtarit të Manchester United dhe Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat