Grezda premton gola e asistime në kampionatin kroat!

Futboll

Grezda premton gola e asistime në kampionatin kroat!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:29
Amir Rrahmani, Eros Grezda e Endri Çekiçi

Eros Grezda, Amir Rrahmani e Endri Çekiçi, tre futbollistë shqiptarë, stërvitin me përkushtim me ekipin e Lokomotivës nga Zagrebi. Lokomotiva ka synime që të jenë sa më të gatshëm për pjesën e dytë të kampionatit kroat. Futbollistët e Lokomotivës stërviten në Medulin, ku kushtet janë jashtëzakonisht të mira. Grezda me prejardhje nga Kosova, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, tha se është optimist për pjesën e dytë të kampionatit. Lokomotiva renditet në mes të tabelës përkatësisht në vend të gjashtë me 20 pikë të mbledhura pas 20 jave të zhvilluara në elitën e futbollit kroat. “Jam optimist për pjesën e dytë të kampionatit dhe po përgatitemi mirë. Kemi ekip kualitative dhe mendoj që do kemi më shumë rezultat sesa pjesën e parë të kampionatit”, tha Grezda për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Futbollisti thotë se synimi i ekipit është mesi i tabelës. “Synimi është vendi i pestë”. Mesfushori flet edhe për dy bashkëkombësit e tij, Rrahmanin dhe Çekiçin: “Kemi raporte shumë të mira dhe po të jemi që të tretë në përbërjen e parë, nuk do të kishte më mirë”.  Anëtar i kombëtares së Shqipërisë, a iu ka motivuar edhe më shumë? “Normal. Ftesa nga kombëtarja është arritja më e madhe për një futbollist. Motivi dhe dëshira është më e madhe për punë kur je reprezentues edhe pse jam një lojtar punëtorë”, përgjigjet futbollisti. Në kampionatin kroat dy skuadra luftojnë për titullin e kampionit, Rijeka dhe Dinamo nga Zagrebi. Rijeka kryeson me 52 pikë, ka gjashtë me shumë se pozita e dytë, Dinamo.

Grezda mendon se Rjeka është më afër qëllimit: “Them që këtë vit Rijeka është më e fortë”. A mendoni se është viti i fundit në Lokomotivë, edicionin tjetër në Dinamo? “Asnjëherë në futboll nuk i dihet. Ka shumë faktorë që mund të ndodhin, për momentin ndihem mirë këtu, do të shohim çfarë do të ndodhë”, shprehet i matur Grezda.  Ai iu premton lojëra sa më të mira tifozëve të Lokomotivës: “Tifozëve iu premtoj gola, asistime dhe lojëra të mira”.  Ju dhe Çekiçi në kombëtaren e Shqipërisë, Amir Rrahmani luan për Kosovën. A keni shumë herë debate apo përplasje me Rrahmanin lidhur për kombëtaren e Shqipërisë dhe të Kosovës? “Asnjëherë, të dy bëjmë tifo për të dy kombëtaret! Jemi një tek e fundit. Të dytë i gëzohem sukseseve të Shqipërisë dhe Kosovës, sepse jemi një”, tha Grezda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat