Tovërlani: Pranvera do të jetë më e fortë që nga paslufta

Futboll

Tovërlani: Pranvera do të jetë më e fortë që nga paslufta

Më: 20 janar 2017 Në ora: 19:40
Afrim Tovërlani

 

Stinori pranveror parashikohet se do të jetë më interesanti i pasluftës në elitën e futbollit. Trepça ’89 nga Mitrovica është kampione vjeshtor me 39 pikë, duke lënë pas vetes Llapin (36), Prishtinën (35) e Feronikelin (33’),  ky dallim kaq i vogël në pikë mes të parit dhe vendit të katërt, është treguesi më i mirë se do të jetë një pranverë atraktive në Kampionatin e Kosovës. Afrim Tovërlani apo siç njihet kryetrajner i trofeve, me ekipin e Feronikelit nga Drenasi, kampion në fuqi, përgatiten me intensitet të shtuar për pjesën pranverore. Nga 28 janari Feronikeli do t’i vazhdojë përgatitjet në Antalia, ku pritet të ballafaqohen me Odesse-n e Ukrainës, Montanën e Bullgarisë dhe Pelisterin e Maqedonisë. Në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” Tovërlani shprehet se do të luftojnë deri në atomin e fundit për ta mbrojtur titullin. Ai kritikon edhe shkollat e futbollit: “Në shkollat e futbollit duhet të punohet shumë më shumë sepse nuk është duke u punuar sa duhet me gjenerata të reja”.

“Bota sot”: Feronikeli është në vlugun e përgatitjeve, kohë e ftoftë, por ka pasur edhe reshje të borës, sa ka qenë vështirë ta përballoni këtë acar dhe a ka ndikuar në ritmin e punës?

Afrim Tovërlani: E vërtet që është pak vështirë, jo vetëm shkaku i acarit por dihet që kjo fazë është e mundimshme për futbollist. Por të vetëdijshëm se çka na pret në pranverë, të gjithë janë duke punuar mirë dhe kanë angazhim maksimal.

“Bota sot” : Sa jeni të kënaqur me fondin e lojtarëve apo mendoni ende të përforcoheni?

Afrim Tovërlani: Jo tjera ardhje nuk na duhen për pranverë. Kemi fondin e mjaftueshëm dhe konkurrenca është shtuar.

“Bota sot”: Trepça '89, Prishtina, Llapi e Feronikeli janë në luftë për titull, por njohësit e kësaj loje Feronikelin dhe Prishtinën e  konsiderojnë si kandidatët kryesorë, si e sheh situatën?

Afrim Tovërlani: Të gjitha i respektoj dhe nuk mund të them cila do të jetë më kandidat por e di që ne do të përgatitemi dhe do të luftojmë deri në atomin e fundit.

“Bota sot”: A është rritur edhe më shumë oreksi te futbollistët, kur kihet parasysh se kampioni dhe fituesi i Kupës e përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane?

Afrim Tovërlani:  Normal që është rritur sepse çdo futbollist dëshiron të shkruaj historinë për herë të parë. Kjo ndikon pozitivisht të të gjithë.

“Bota sot”. Afrim, i takoni tri gjeneratave, gjeneratës së artë të viteve 80-ta, pastaj kohës së okupimit (1991-99), dhe pas luftës, pra në tri periudha si futbollist. A ka ndonjë dallim futbolli i sotëm?

Afrim Tovërlani: Ka. Vitet e 80-ta Kosova ka pasur futbollistët më të mirë. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat