Luftëtari zyrtarizon sulmuesin afrikan, Bengui

Futboll

Luftëtari zyrtarizon sulmuesin afrikan, Bengui

Më: 21 janar 2017 Në ora: 00:00
Bengui

Luftëtari bën një tjetër goditje në merkato. Ashtu sic ishte paralajmëruar, klubi jugor ka afruar një lojtar nga tregu i huaj. Bëhet fjalë për afrikanin Pedro Bengui, i cili do të bashkohet me skuadrën gjatë ditëve të ardhshme. Sulmuesi i lindur në Angola do të zhvendoset në Gjirokastër me formulën e huazimit nga skuadra e AEL Limasol. Fillimisht ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe pas firmosjes së kontratës do të nisë punën nën drejtimin e trajnerit Mladen Milinkovic. 23-vjeçari e ka nisur karrierën në radhët e klubit angolian Benfica Luanda dhe në vitin 2016 u transferua në radhët e skuadrës qipriote.

Bengui ka luajtur edhe një ndeshje me fanellën e Kombëtares së Angolës në vitin 2015 në miqësoren kundër Bregut të Fildishtë. Bengui ashtu si edhe mbrojtësi Boyom është lojtari i dytë që bashkohet me bluzinjtë pas eksperiencës me AEL Limassol. Afrimi i Benguit është blerja e katërt e Luftëtarit në merkaton e Janarit. Sipas burimeve zyrtare nga klubi, sulmuesi afrikan do te nënshkruaje një kontratë 6-mujore me të drejtë rinovimi edhe për një sezon nga ana e Luftëtarit në fund të sezonit aktual. Bengui bashkohet me Luftëtarin pas këmbënguljes së trajnerit serb Milinkovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat