Demi-të kuqve: Unë po ndërtoj klubin, ju merrni titullin

Futboll

Demi-të kuqve: Unë po ndërtoj klubin, ju merrni titullin

Më: 21 janar 2017 Në ora: 08:02
ilustrim

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi karikon lojtarët një javë para nisjes së pjesës së dytë të sezonit. Gjatë takimit të zhvilluar me të gjithë pjesëtarët e ekipit në ambientet e “Vila Park” ku është akomoduar skuadra, kreu i klubit të kuq i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm Genci Tomori, u kërkoi futbollistëve përkushtim maksimal për të përbushur pritshmëritë e këtij sezoni. Demi ka theksuar se me përforcimet e ardhura konkurenca në grup është rritur ndjeshëm dhe të gjithë lojtarët nga i pari deri tek i fundit duhet të shfaqin më të mirën e tyre për të realizuar objektivin final, fitimin e titullit kampion.

E rëndësishme është që te Partizani ne funksionojmë si një familje, – mësohet të jetë shprehur presidenti i të kuqve, –  ndaj dhe mbështjetja ime nuk do tju mungojë për asnjë moment. Më pëlqen entuziasmi që po trasmeton skuadra, gjë e cila u vu re edhe në ndeshjet miqësore, shpresoj të mbani këtë ritëm dhe të arrijmë të gjithë së bashku objektivin final fitimin e titullit.

Ndërtimi  i një klubi modern, që pritet të përfundojë në shtator, është titulli më i rëndësishëm që mund t’u dhurojë presidenti tifozëve, por sipas numrit një të Partizanit qershia mbi tortë do të ishte përurimi i ambienteve të reja me trofeun e titullit, objektiv që mbetet në dorë të futbollistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat