Inter shet Perisicin, transferon një yll tjetër

Futboll

Inter shet Perisicin, transferon një yll tjetër

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:22
Ivan Perisic

Ivan Perisic mund të largohet nga Interi gjatë verës

Sipas Gazzetta dello Sport skuadrat nga Premierliga si: Chelsea, Liverpool dhe Manchester United kanë shfaqur interesim për transferimin e Ivan Perisic.

Reprezentuesi kroat zyrtarisht nuk është në shitje, por Interi mund ta shes gjatë verës pasi i duhen para për transferimin e një ylli tjetër.

Në radarin e Neroazurrëve për sezonin e ri janë: Federico Bernardeschi (Fiorentina), Alexis Sanchez (Arsenal) ose Sergio Aguero (Manchester City).

Interi e ka blerë Preisicin nga Wolfsburg për 16 milionë euro, por gjatë verës mund ta shes deri në 40 milionë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat