Enrique: Askush në botë nuk është si ky futbollist i Barcelonës

Futboll

Enrique: Askush në botë nuk është si ky futbollist i Barcelonës

Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:17
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique

Luis Enrique është paraqitur në konferencë për media para duelit me Eibarin.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se Andres Iniesta është i pakrahasueshëm derisa përgatitet të takohet me Eibarin në mungesë të mesfushorit.

Iniesta ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në ballafaqimin në Ipirura Municipal Stadium.

Enrique pranon se nuk ekziston asnjë futbollist në ekipin e tij që mund ta kompensojë mungesën e Iniestas.

“Lëndimi i tij nuk do ta ndryshojë stilin tonë të lojës”, deklaroi ai.

“Ne gjithmonë kemi të njëjtin objektiv. Por, askush në ekipin tim dhe në botën e futbollit është i ngjashëm me të. Ky është problemi”, theksoi Enrique.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat