Seria A, ja si do të luajnë legjionarët

Futboll

Seria A, ja si do të luajnë legjionarët

Më: 21 janar 2017 Në ora: 15:22
Berisha

Luhet java e 21 e Serie A, me kampionatin italian që vec interesit tradicional që zgjon në Shqipëri si një kampionat historikisht i ndjekur me vëmendje të vecantë, tanimë zgjon edhe më tepër interes falë futbollistëve shqiptarë që kanë zbarkuar përtej Adriatikut. Skuadrat e tyre luajnë këtë të dielë, ndërkohë që ju shpjegojmë se si qëndron situata e gjithsejcilit për sa i përket aktivizimit të mundshëm. Ndeshja më e rëndësishme luhet pak pas mesdite me Juventusin që pret Lazion, por Thomas Strakosha edhe pse shkëlqeu në Kupë pak ditë më parë në fitoren ndaj Genoas dhe Lazio konfirmoi besimin e madh ndaj tij duke i rinovuar për 5 vjet kontratën me një përmirësim të ndjeshëm të aspektit ekonomik do të jetë në stol me Inzaghin që vazhdon të preferojë në kampionat Marchetin. Strakosha do ta nisë nga stoli.

Do të jetë mes shtyllave të Atalantës nga minuta e parë në sfidën me Sampdorian ndërkohë Etrit Berisha që ka bindur me paraqitjet e tij trajnerin Gasperini duke u kthyer në titullar fiks në radhët e bergamaskëve duke shtyrë madje Sportiellon drejt huazimit te Fiorentina. Atalanta që renditet në vendin e 7 të klasifikimit me vetëm një pikë më pak se Interi kërkon rikthimin te fitorja pas disfatës me Lazion ku Berisha shkaktoi edhe një 11 metërsh. Titullar në radhët e Peskarës në orën 15 do të jetë edhe Ledian Memushaj që zbret në fushë në orën 15.00 kundër Sasuolos.

Mediat italiane njoftojnë se mesfushori vlonjat vuan një gjendje gripale por gjithsesi duhet t’ja dalë për të qenë në fushë për të ndihmuar Pescarën që renditet në vendin e fundit të klasifikimit dhe rrezikon seriozisht mbijetesën.

Në të njëjtin orrar luhet edhe Empoli – Udinese me Frederic Veselin që do ta nisë nga stoli pavarësisht se Martusciello ka disa prej titulluarëve në dyshim për repartin e mbrojtjes. E njëjta situatë edhe për Ajetin te Torino. 23 vjecari pritet të jetë në stol për sfidën me Bolonjën pasi Mihajlovic ka zgjedhur të tjerë futbollistë në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat