Tifozët e Bastias e quajtën majmun, Balotelli reagon ashpër me ta

Futboll

Tifozët e Bastias e quajtën majmun, Balotelli reagon ashpër me ta

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:47
Mario Balotelli

Problemet kanë filluar për Mario Balotellin edhe në elitën e futbollit francez.

Sulmuesi italian ishte titullar për skuadrën e tij Nice në udhëtim tek Bastia, në një ndeshje që përfundoi me barazim 1-1.

Gjatë ndeshjes tifozët vendas kishin fyer në mënyra racore Balotellin i cili ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Ai ka thënë me ironi se racizmi është i ligjshëm në Francë ose vetëm në Bastia.

“Është shumë normale që tifozët e Bastias të bëjnë gjeste të majmunit dhe uh…uh gjatë gjithë ndeshjes përderisa nuk është ndokush nga komisioni disiplinor për të thënë diçka”.

“Racizimi është i ligjshëm në Francë, apo ka vetëm te Bastia?. Futbolli është një sport i bukur por njerëzit si tifozët e Bastias e bëjnë atë të tmerrshëm. Turp i vërtetë”, shkroi Balotelli.

Kujtojmë që Balotelli në këtë takim u rikthye në fushë pas suspendimit nga Ligue 1 për shkak të një kartoni të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat