Mustafi: Gjithmonë kaloj mirë me këtë bashkëlojtar

Futboll

Mustafi: Gjithmonë kaloj mirë me këtë bashkëlojtar

Më: 21 janar 2017 Në ora: 18:05
Shkodran Mustafi me bashkëlojtarë

Shkodran Mustafi shihet i lumtur në stërvitjet e Arsenalit së bashku me shokun e kombëtares së tij, Per Mertesacker dhe ndihen gati për ndeshjen e nesërme të Ligës Premier.  

Arsenali do të luaj nesër(diel) në shtëpi ndaj Burnley, takim ky që është i rëndësishëm për londinezët pasi me një fitore do të qëndronte në hap me liderin e kampionatit, Chelsean.

“Gjithmonë kaloj mirë me këtë djalë!”, ka shkruar fillimisht Mustafi në ‘Facebook’.

“Ne jemi gati për ndeshjen e nesërme”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare.

Ndryshe, Mustafi është shtylla e mbrojtjes së Arsenalit, pasi me të në fushë ‘Topçinjtë’ nuk kanë pësuar asnjë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat