Ramos hero i Real Madridit

Futboll

Ramos hero i Real Madridit

Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:31
Ramos

U bë protagonist negativ një javë më parë me autogolin e shënuar në humbjen ndaj Sevillas, por sot Sergio Ramos i dha fitoren Realit të Madridit, duke shënuar dy gola ndaj Malagas.

Kapiteni i Realit realizoi dy herë brenda 7 minutave në pjesën e parë, duke krijuar idenë e një fitoreje të lehtë, por në fakt nuk rezultoi kështu. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dy golave për të besuarit e Zidane, ndërsa në minutën e 63 mysafirët shënuan me anë të Anor, duke ngjallur frikë në “Bernabeu”. 

Në minutat e mbetura, megjithëse nuk arritën të shënonin tjetër gol, lojtarët e Realit arritën të mbanin fitoren, duke siguruar 3 pikët që e çojnë sërish në 4 pikë diferencën nga Sevilla që është vendit të dytë dhe 5 nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat