Napoli hesht ‘San Siron’, mposht Milanin

Futboll

Napoli hesht ‘San Siron’, mposht Milanin

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:36
Napoli - Milanin

Milani ka pësuar edhe humbjen e pestë sezonale në Serie A.

Skuadra e trajnerit Vicenzo Montella është mposhtur 1:2 në ‘San Siro’ nga Napoli, në kuadër të xhiros së 21-të.

Skuadra e Napolit që pas kësaj fitore numëron 45 pikë, e nisi për mrekulli takimin, duke shënuar dy gola të hershëm nëpërmjet Insigne (6) dhe Callejon (9).

Milani u rikthye në lojë kur shënoi Kucka në minutën e 37’, por kjo ishte e gjitha që arritën të bëjnë në këtë ndeshje rossonerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat