Katastrofë, kjo nuk i ka ndodhur më parë Ronaldos!

Futboll

Katastrofë, kjo nuk i ka ndodhur më parë Ronaldos!

Më: 22 janar 2017 Në ora: 00:28
Cristiano Ronaldo

Se Cristiano Ronaldo nuk është në më të mirën e tij u vërtetua edhe në sfidën ndaj Malagas

Katër herë fituesi i Topit te Artë, Cristiano Ronaldo, nuk po arrin ta gjejë formën e mirë, i cili ka zhgënjyer edhe një herë me paraqitjen e tij në “Santiago Bernabeu”.

Në sfidën ndaj Malgas, Ronaldo tregoi se nuk është në më të mirën e tij, duke dështuar në disa raste të mira shënimi, që dikur nuk falte – derisa u vlerësua si lojtari i tretë më i dobët i Real Madridit në këtë ndeshje, pas Benzemas e Marcelos, ky i fundit mori detyrimisht këtë notë pasi u largua në pjesën e parë për shkak të lëndimit.

Ronaldo është shqetësimi kryesor këtë edicion i Zinedine Zidane, i cili shpreson që shumë shpejtë ta shoh në fushë Cristianon e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat