Tirana gjen fitoren e parë për 2017

Futboll

Tirana gjen fitoren e parë për 2017

Më: 22 janar 2017 Në ora: 07:40
ilustrim

Selman Stërmasi i sjell fat Tiranës. Pas dy miqësoreve të humbura në Turqi me kazakët e Akzhayk dhe Tobol skuadra e Mirel Josës gjeti fitoren e parë për 2017 në miqësoren e luajtur në kryeqytet me Luftëtarin e cila përfundoi 1-0 për bardheblutë pas një autugoli të Boyom.

Pa asnjë përforcim në sesionin e dimrit, Josa e niste me Likën në portë duke aktivizuar të rinj premtues si Domgjoni e Deliaj në mbrojtje përkrah Hoxhallarit e Teqjas, ndërsa në sulm e nisnin nga minuta e parë si Halili dhe Edeh. Te Luftëtari që kishte fituar në Turqi ndaj Botosanit dhe Ordabasy, e niste si titullar afrimi i kësaj merkatoje Eri Lamcja,  bashkë me Reginaldon në sulm. Ishte një pjesë e parë disi  e vakët për Tiranën që rrezikoi në minutën e 23 por portieri i pjesës së parë mes shtyllave të gjirokastritëve Miraka u tregua në lartësinë e duhur. Rasti më i mirë i pjesës së parë i përket gjithsesi Luftëtarit që prezantoi në minutën e 43 Reginaldon përballë Ilion Likës që e shpëtoi vetëm shtylla në goditjen e sulmuesit nga Mozambiku.

Më ritmike pjesa e dytë me që neutralizon goditjen e Hoxhallarit në të 50, nuk ja del të finalizojë mbrojtësi që kishte avancuar deri në zonën gjirokastrite, ndërsa në minutën e 67 Dejvi Bregu ka një rast të shkëlqyer brenda zonës por Edvan Bakaj i futur në pjesën e dytë tregohet në lartiësinë e duhur. Goli që vendos ndeshjen vjen në të 75 , gjithcka lind nga këmbët e Asion dajës që rrëmben një top në mesin e fushës, sposton në të djathtë për të riun e akademisë Nuri që kërkon Cisse në qendër duke detyruar Boyom të cojë topin në rrjetën e tij. 1-0 për Tiranën që rrit ritmin duke i bërë të sajat minutat e fundit, nuk arrin në takimin me golin Cisse në minutën e 81 ndërsa vetëm një minutë më pas Romuald tenton fluturimthi por gjen të gatshëm Rucin. Përfundon kështu 1-0 për bardheblurtë prova gjenerale e të dyja skuadrave nmë prag të rinisjes së Superiores, fundjavën e ardshme Tirana viziton Teutën në Durrës ndërsa Luftëtari pret në Gjirokastër pa tifozë Partizanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat