Gattuso vlerëson Manaj dhe Ujkanin

Futboll

Gattuso vlerëson Manaj dhe Ujkanin

Më: 22 janar 2017 Në ora: 10:29
Gattuso

11 metërshi i shpërdoruar në debutimin me Pisën nuk i ul vlerat e Rey Manajt. Pas transferimit në skuadrën e Serisë B italiane, sulmuesi luajti titullar ndaj Ternanës, ndërsa kishte mundësinë ta niste aventurën e re me gol. Por, megjithëse ishte i pafat në ekzekutimin e penalltisë, trajneri Genaro Gattuso vlerësoi kualitetin dhe potencialin e 19-vjeçarit.

Genaro Gattuso

Manaj ka shumë personalitet për një djalosh që ende nuk i ka mbushur 20 vjeç. Sulmon hapësirat, vrapon, punon mirë dhe një penallti e humbur nuk përbën problem. Te Pisa 11-metërshat i godet Mannini, por isha unë ai që i kërkova Rey-t të shkonte te pika e bardhë. Sido që shkoi, e rëndësishme është që fituam.

Lavdërime kishte edhe për portierin shqiptar, Samir Ujkani, pritja e të cilit në minutat shtesë sipas Gattuso-s vlejti sa një penallti e shënuar. Pas fjalëve të trajnerit të Pisës, përpara mediave “gardiani” i përfaqësueses së Kosovës foli për peshën e fitores së arritur në garën drejt mbijetesës.

Samir Ujkani

E falënderoj trajnerin për komplimentet, puna e tij është thelbësore për ekipin e Pisës. Unë bëj vetëm punën time. Morrëm tre pikë tejet të rëndësishme dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës me Novarën. Lojtarët e afruar rishtazi janë ambientuar mirë dhe tashmë duhet të gjejmë vazhdimësinë, sepse na duhen ende edhe shumë pikë për të siguruar mbijetesën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat