Tifozët vërshëllejnë skuadrën, Ramos bën thirrje për mbështetje

Futboll

Tifozët vërshëllejnë skuadrën, Ramos bën thirrje për mbështetje

Më: 22 janar 2017 Në ora: 16:02
Sergio Ramos

Real Madrid u rikthye te fitorja këtë fundjavë në La Liga, duke mundur 2-1 Malaga në fushën e tij, me një dygolësh të mbrojtësit Sergio Ramos. Por fansat e skuadrës së “los blancos” dëgjuan shpesh gjatë 90 minutavë lojë vërshëllimat e fansave, që ishin të pakënaqur nga humbja dhe eliminimi i skuadrës nga Kupa e Mbretit, gjatë mesjavës. Ndaj dhe kapiteni i Real, u kërkoi fansave që të ndalin protestën dhe të bëhen më bashkëpunues me skuadrën, për ta mbështetur gjatë ndeshjeve. Ramos kërkoi që skuadra në fushë dhe tifozët në stadium, të bëhen një trup i vetëm për të arritur suskese të tjera në të ardhmen.

“Unë e kam thënë gjithnjë, se ne nuk mund t’i ndryshojmë fansat e Bernabeu. Kam vite që luaj këtu dhe ashtu siç tha edhe Marcelo një ditë më parë, të gjithë futbollistët e mëdhenj janë vërshëllyer në një moment nga tifozët. Ato vërshëllima kanë qenë shpesh një moment kthese për skuadrën. Por sot, pikërisht kur skuadra është në momente të vështira, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve, që të jenë pas nesh në çdo moment. Ata nuk duhet të na shajnë dhe largohen pikërisht atëherë kur kemi nevojë”, tha Sergio Ramos pas fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat