Interi nuk ndalet, Veseli asistoi në fitore

Futboll

Interi nuk ndalet, Veseli asistoi në fitore

Nga: K. Goca Më: 22 janar 2017 Në ora: 17:33
Zikaltrit i gëzohen fitoreve

Skuadra e Interit vargoi fitoren e gjashtë në Serie A. Zikaltrit si mysafirë shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Palermos, në një ndeshje që pati dy futbollistë të ndëshkuar me karton të kuq: Ansaldi i Interit (79’-pas dy të verdhëve) e Gazzi i Palermos (90+5 pas dy të verdhëve).  Në minutën e 65-të, pas një veprimit të jashtëzakonshëm të zikaltërve, Joao Mario nga afërsia shënoi për fitoren e gjashtë rresht të Interit. Zikaltrit renditen në vend të pestë me 39 pikë, kurse Palermo është i 19-ti me 10 pikë pas 21 jave. Ndërkaq, futbollisti shqiptar, Frederik Veseli, asistoi në fitoren e Empolit me rezultat 1:0 ndaj Udineses. Veseli inkuadrohet në lojë në minutën e 56-të dhe tetë minuta pa përfunduar takimi (82’), ai për bukuri harkoi kur Mchedlidze realizoi për fitoren me rezultat 1:0. Empoli është në vend të 17-të me 21 pikë, kurse Udinese renditet në pozitën e 12-të me 25 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat