Ryan Mason po lufton për jetën pas lëndimit në takimin ndaj Chelseat

Futboll

Ryan Mason po lufton për jetën pas lëndimit në takimin ndaj Chelseat

Më: 22 janar 2017 Në ora: 23:27
Ryan Mason ka pësuar frakturë në kafkë dhe gjakderdhje në tru.

Ryan Mason po lufton për jetë, pasi pësoi në lëndim në kokë në ndeshjem mes Hull Cityt dhe Chelseat në Ligën Premier.

25-vjeçari ka pësuar frakturë në kafkë dhe gjakderdhje në tru.

E gjitha kjo pas përplasjes kokë me kokë me Gary Cahill në Stamford Bridge, raporton Mirror.

Mbrojtësi i Bluve vazhdoi lojën, por jo dhe Mason i cili u dërgua menjëherë në spitalin St Mary, ku është vendosur të futet në operacion urgjent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat