Dëmtimi, Vidal frikëson Bajernin: Ja sa ndeshje do mungoj

Futboll

Dëmtimi, Vidal frikëson Bajernin: Ja sa ndeshje do mungoj

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:26
Arturo Vidal

Në ndeshjen hapëse për fazën e dytë të Bundesligës gjermane skuadra e Bajernit të Mynihut ka marrë një tjetër goditje të madhe pasi është dëmtuar Arturo Vidal.

Dhimbjet e kokës tashmë kanë nisur për Carlo Ancelottin i cili në ndeshjet e ardhshme duhet të lerë pushim mesfushorin kilian.

Ka qenë vetë lojtari ai i cili ka folur për dëmtimin duke theksuar se do të mungojë rreth 3 javë madje duke rrezikuar edhe ndeshjen e parë kundër Arsenalit të vlefshme për Champions League.

"Duhet të dilja prej dhimbjeve. Ndihem keq dhe kam dhimbje të forta në brinjë. Tani duhet të pushoj, kështu nuk luaj dot. Do më duhen 2-3 javë pushim, vetëm kështu mund të rikuperohem plotësisht dhe pastaj do shohim si do ndihem për ndeshjen me Arsenal."

Kujtojmë që të premten Bajerni arriti të fitojë në transfertë me rezultatin minimal 2-1 përballë Freiburgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat