Problemet me lëndime vazhdojnë, Bayern mbetet pa Vidal

Futboll

Problemet me lëndime vazhdojnë, Bayern mbetet pa Vidal

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:24
Arturo Vidal

Nuk kanë të ndalur telashet me lëndime te Bayern Munich.

Arturo Vidal i shtohet listës së futbollistëve të lënduar të Bayernit. Mesfushori kilian u zëvendësua në minutën e 55-të të premten në fitoren 2:1 të bavarezëve në udhëtim te Freiburg.

“Kisha marrë një goditje të fortë në brinjë në Telekom-Cup, më 14 janar, ndërsa tani po ndjej sërish dhimbje të forta. Kam frikë se do të më duhen 2-3 javë pushim”, ka deklaruar ish-futbollisti i Juventusit.

Shkaku i këtij lëndimi Vidal tani rrezikon që të mungojë edhe në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, që Bayerni e zhvillon ndaj Arsenalit më 15 shkurt.

Përveç kilianit, të lënduar janë edhe Jerome Boateng dhe Thiago Alcantara, të cilët janë lojtarë bazë në formacionin e Carlo Ancelottit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat