Nënkampioni vjeshtor, Llapi nga Podujeva, përgatitjet do t’i vazhdojë në Durrës për pjesën e dytë të elitës së futbollit. Llapjanët synojnë ta fitojnë titullin e kampionit, pasi që tani kanë 36 pikë, tri më pak se lideri Trepça ’89 nga Mitrovica dhe një me shumë se Prishtina e tri se Feronikeli në vend të katërt.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është optimist se do të ndërtojë lojë sa më të përsosur deri në fillimin të pjesës pranverore. Sipas llapjanëve, 10 ditë do të qëndrojnë në Durrës.