Grizman u përgjigjet spekulimeve: Atletiko është shtëpia ime

Futboll

Grizman u përgjigjet spekulimeve: Atletiko është shtëpia ime

Më: 23 janar 2017 Në ora: 17:27
Antoni Grizman

Kohët e fundit lojtari i Atletikos së Madridit, Antoni Grizman është lidhur shumë shpesh më një kalim në “Old Trafford” te Mançester Junajtid.

Por duke folur pas ndeshjes me Atletik Bilbao-n, francezi u shpreh lidhur me zërat që e largojnë atë nga La Liga drejt kampionatit anglez.

“Kjo është shtëpia ime”, u shpreh Grizman për mediat, duke shuar kështu spekulimet e ditëve të fundit nga mediat në ishull, të cilat shkruanin se Grizman do të ishte blerja më e re e Hoze Murinjos te Mançester Junajtid këtë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat