Berlusconi: Jemi të qetë, shitja do të mbyllet

Futboll

Berlusconi: Jemi të qetë, shitja do të mbyllet

Më: 23 janar 2017 Në ora: 20:13
“Absolutisht i qetë, data është caktuar për 3 mars. Ata kanë paguar tashmë 200 milionë euro, kështu që nuk ka shqetësime”, ka thënë Berlusconi.

Paolo Berlusconi siguron se është absolutisht i qetë për shitjen e Milanit te grupit kinez Sino-Europe Sports.

Konsorciumi kinez ka arritur marrëveshje për të blerë kuqezinjtë nga Silvio Berluskoni dhe kompania e tij që e mbajnë, Fininvest, por mbyllja e marrëveshjes është shtyrë që dy herë.

Një datë e re është caktuar për muajin mars, dhe pavarësisht nga çështjet e mëparshme, vëllai i vogël i Presidentit është i bindur se shitja do të përfundoj me kohë.

“Absolutisht i qetë, data është caktuar për 3 mars. Ata kanë paguar tashmë 200 milionë euro, kështu që nuk ka shqetësime”, ka thënë Berlusconi për Sky.

“I përgëzoj grupin kinez, unë vetëm mund të shpresoj që ata të fitojnë me Milanin, ashtu si fituam ne”.

“Unë nuk mund të them asgjë në lidhje me strukturën e grupit, pasi unë jam zëvendës-president i Milanit, dhe jo i Fininvest. Ata kanë përcaktuar marrëveshjen, nuk ka re të zeza në horizont”, përfundoi vëllai i Presidentit legjendar të Milanit, Silvios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat