Busquets i lënduar, ja sa do të mungojë

Futboll

Busquets i lënduar, ja sa do të mungojë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:02
Sergio Busquets

Barcelona ka njoftuar për lëndimin e Sergio Busquets.

Barcelona merr frymë lirshëm, pas testeve që i janë bërë Sergio Busquets. Mesfushori i blaugranave do të mungojë nga 10 deri 15 ditë pas lëndimit që pësoi në sfidën me Eibarin të fituar 4:0 nga skuadra e Luis Enriques.

Ekzaminimet mjekësore të kryera të hënën treguan se 28-vjeçari ka thjesht një përdredhje të ligamentin e jashtëm të kaviljes, duke përjashtuar mundësinë e këputjes, gjë të cilës i janë frikësuar të gjithë te Barcelona.

Pas një ndërhyrje të ashpër të Gonzalo Escalante, mesfushori i Barcelonës kishte mbetur i lënduar, ku ndonëse kishte provuar të luante e kishte të pamundur një gjë të tillë.

Kësisoj Busquets do të mungojë në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Mbretit ndaj Real Sociedad, si dhe në dy takimet e La Ligës, përballë Real Betis dhe Athletic Bilbao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat