Gjigantët anglezë në garë për Bale

Futboll

Gjigantët anglezë në garë për Bale

Më: 23 janar 2017 Në ora: 22:57
Gareth Bale

Gareth Bale mund të rikthehet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Ylli uellsian mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Mediat spanjolle kanë zbuluar se Bale do të lërë Madridin në përfundim të këtij stinor

Futbollisti ka zgjedhur Premier Ligën, ku ka marrë ofertë nga disa prej klubeve të mëdha. Manchester United dhe Chelsea kanë ofruar të parët ofertat për super yllin e madrilenëve.

Të dyja klubet mësohet se kanë ofruar një ofertë prej 200 milionë eurosh për të, nëse Reali nuk refuzon këtë ofertë të frikshme, atëherë ky sezon do të jetë i fundit për Bale me fanellën e ‘Los Blancos’ tek të cilët është transferuar në vitin 2013 nga Tottenhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat